18 Janar 2025

LDK: Bashkatdhetarët po malltretohen nga qeveria

Prishtinë, 20 gusht - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka vlerësuar se Qeveria Thaçi përveç se ka krijuar dikaster të shumtë me kosto të mëdha për buxhetin e varfër të shtetit, gjegjësisht ka themeluar Ministrinë e Diasporës, konkretisht nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të përmirësuar shërbimet ndaj bashkatdhetarëve, lehtësimin e lëvizjes së tyre, sigurisë apo shpenzimeve të paarsyeshme që u bëhen me rastin e hyrjes apo daljes nga Kosova.

"Qytetaret tanë që jetojnë në shtetet perëndimore vazhdojnë të jenë të privuar nga e drejta për të përdorur sigurimin e automjeteve i cili i mbulon ata në gjithë Evropën por vetëm me përjashtim të Kosovës. Vetëm në javët e fundit janë krijuar radhë të papërballueshme në pikat kufitare me shtetin Serb si rezultat mospranimit të dokumenteve të gjendjes civile të lëshuar nga Kosova, gjegjësisht ekstraktit të lindjes së shtetasve Kosovar",thuhet në komunikatën e LDK-së.

Sipas LDK-së qndra shtetas tanë të maltretuar janë duke u kthyer cdo ditë nëpër komunat e tyre respektive duke kërkuar ndihmë dhe certifikata alternative të lindjes në mënyrë që të mund të kthehen në shtetet e perëndimit ku punojnë dhe veprojnë.  Qeveria e cila vazhdon të nënshkruar marrëveshje me shtetin Serb dhe e cila ka punësuar ndërmjetës për këto marrëveshje nuk po lodhet për zbatimin e tyre por as që të del me një prononcim apo të bëjë një përpjekje modeste për të rregulluar këto telashe për qytetarët tanë.

"LDK-ja vlerëson se kjo qeveri e skandaleve, korrupsionit dhe e regresit ka dëshmuar shumë herë se nuk është e interesuar të merret me problemet e qytetarëve të saj e veçmas atyre që jetojnë në diasporë dhe të cilët kontribuojnë shumë në mirëqenën e familjeve dhe shtetit tonë përmes kontributeve të vazhdueshme", thuhet në komunikatën e LDK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)