LDK: Asnjë parti nuk ka të drejtë te thirret në frymën rugoviane
Prishtinë, 11 nëntor - Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), deklaruan të enjten se asnjë parti tjetër politike në vend përveq LDK-së, nuk ka të drejtë ta trashëgoj frymën rugoviane, madje as Lista ''''Ibrahim Rugova'''', e cila i është bashkuar AAK-së.
Sekretari i përgjithshëm i LDK-së Ismet Beqiri, tha se, në bartjen e kutive të votimeve të zgjedhjeve të 12 dhjetorit, të merr pjes edhe Eulex-i.
"Askush nuk mund të na shkëput nga ideologjia dhe rugovizmi, sepse rugovizmi dhe Ibrahim Rugova, me gjithë respektin ndaj të gjithëve, ai është i të gjithëve, ai është i Kosovës dhe absolutisht LDK-ja është formuar nga Ibrahim Rugova, nga presidenti historik", ka thene Beqiri.
LDK-ja dhe figura e Ibrahim Rugovës sipas tij janë të pashkëputshme, këto nuk shkojnë pa njëra-tjetrën dhe gjithmonë ka me qenë, kështu përderisa të qëndrojë LDK-ja.