LDK, AKR dhe LDD përshëndeten lirimin e Haradinajt
Prishtinë, 29 nëntor - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca Kosova e Re (AKR) dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD) përshënden vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për lirimin nga të gjitha akuzat të Ramush Haradinajt dhe bashkëluftëtarëve të tij.
Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se vendimi i sotëm edhe një herë e dëshmon se përpjekjet dhe lufta e shqiptarëve të Kosovës për liri ka qenë e drejtë, thuhet në një komunikatë të LDK-së.
Lidhja Demokratike e Kosovës gjithnjë ka besuar në vlerat e përpjekjeve shqiptare dhe të luftës çlirimtare. LDK, në këtë rast, përgëzon z. Haradinaj dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe përshëndet kthimin e tij në Kosovë dhe në familjen e tij.
Edhe Aleanca Kosova e Re dhe Presidenti i saj Behgjet Pacolli, përshëndesin dhe urojnë lirimin e ish-Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe bashkeluftetearëve të tij Brahimaj dhe Balaj.
Aleanca Kosova e Re, përshendetë faktin se edhe nje here u rikonfirmuan vlerat e UÇK-së dhe u konfrimua se lufta e Kosovës, ishte luftë për liri dhe barazi për të gjithë qytetarët e saj.
Ndersa Lidhja Demokratike e Dardanisë përshëndet vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për lirimin nga të gjitha akuzat të Ramush Haradinajt dhe bashkëluftëtarëve të tij.
Lidhja Demokratike e Dardanisë konsideron se vendimi i sotëm edhe një herë e dëshmon se përpjekjet dhe lufta e shqiptarëve të Kosovës për liri ka qenë e drejtë.
Lidhja Demokratike e Dardanisë gjithnjë ka besuar në vlerat e përpjekjeve shqiptare dhe të luftës çlirimtare. LDD, në këtë rast, përgëzon z. Haradinaj dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe përshëndet kthimin e tij në Kosovë dhe në familjen e tij.