22 Janar 2025

LDK-AAK prishen për karrigen e Thaçit

Prishtinë, 17 nëntor - Posti i kryeministrit ka shkaktuar çarje në raportet mes AAK-së dhe LDK-së, e për pasojë ka vënë në rrezik funksionalitetin e bllokut paszgjedhor.

Marrëdhëniet janë përkeqësuar sidomos pas kërkesës së disa degëve të LDK-së, si ato të Gjilanit, Vitisë, Ferizajt, Deçanit, Lipjanit e Suharekës, që kryeministri t’i takojë kësaj partie, meqë ka edhe fuqinë më të madhe politike në koalicionin LAN.

Por, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë me dije se nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga posti i të parit të qeverisë, edhe me çmimin e prishjes së koalicionit.

Madje zyrtarë të AAK-së kanë ashpërsuar komunikimin me partnerin, duke iu rikthyer toneve kritike të përdorura në fushatën parazgjedhore.

Në anën tjetër, zyrtarë të LDK-së nuk kanë dashur të merren shumë me akuzat e AAK-së.

Në anën tjetër, Partia Demokratike po pret përçarjen eventuale të bllokut për ta marrë ndonjërën prej partive në koalicion. Për këtë arsye, partia e Thaçit javën e kaluar nuk e thirri vazhdimin e seancës, në përpjekje për të arritur marrëveshje edhe për qeverinë.

 /koha ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)