LDK-AAK-Nisma i ka mundësitë për të kaluar krizën institucionale
Prishtinë, 1 shtator - Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, e vlerësoi situatën e krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe publikimit të aktgjykimit lidhur me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.
Kryesia e LDK-së vlerëson se koalicioni i shumicës LDK-AAK-Nisma i ka mundësitë për të kaluar krizën institucionale dhe të hapë rrugë për ndërtimin e institucioneve të reja të vendit.
Në demokracitë parlamentare vendimet merren me shumicën e votave dhe koalicioni paszgjedhor e ka këtë shumicë.
Kryesia e LDK-së kërkon nga kryesuesja e Seancës konstituive, deputetja Brovina, që, në përputhje me detyrimet kushtetuese, sa më parë të thërrasë vazhdimin e Seancës.
Kryesia e LDK-së i jep mbështetje të plotë Koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe partnerëve të tjerë për të implementuar vullnetin e shumicë