LDK - AAK - Nisma e VV nënshkruan marrëveshjen për bashkëqeverisje
Prishtinë, 10 shtator - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lëvizja Vetëvendosje (VV), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma sot kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëqeverisje.
Këto subjekte kanë finalizuar marrëveshjen, ndërkohë që në një takim në Kuvendin e Kosovës kanë liderët e tyre kanë vënë firmat. Marrëveshja u nënshkrua pas dy muajsh negociatash ndërmjet LDK-së, AAK-së, Nismës dhe Vetëvendosjes.
Isa Mustafa kryetar i LDK-së, Albin Kurti kryetar i Vetëvendosjes, Ramush Haradinaj kryetars i AAK-së dhe Fatmir Limaj kryetar i Nisma-s qenë dakorduar rreth parimeve bazë bazë mbi të cilat këto subjekte politike pretendojnë të qeverisin në Kosovë gjatë mandatit të ardhshëm.
Akti i nënshkrimit është zhvilluar në sallën e Grupit Parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës.
Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në prag të seancës së 12 shtatorit, kur Kuvendi i Kosovës ka në rend të ditës zgjedhjen e kryetarit.
Në bazë të vullnetit të mirë për të ndërtuar institucione funksionale dhe për të punuar në të mirë të popullit, në zhvillimin ekonomik të vendit, ne nënshkruam marrëveshjen mbi parimet dhe qeverinë. Kjo na obligon që sa më parë, në përputhje me Kushtetutën dhe rregullat demokratike ti ndërtojmë institucionet e reja, ka thënë pas takimit Isa Mustafa.
Sipas Mustafës, në marrëveshje parashihen që institucionet e ardhshme të përqendrohen në reforma substanciale në arsim e shëndetësi, në sundimin e ligjit, në demokratizimin e vendit.
Do të punojmë për perspektiven evropiane dhe përmbushjen e standardeve për integrime. E rëndësishme do të jetë edhe vendosja e dialogut të hapur demokratik me pakicën serbe në Kosovë, ka thënë Mustafa.