LDK - AAK dhe Nismen i ndan FARK-u
Prishtinë, 25 gusht - Është një ligj që mund tua prish harmoninë partnerëve të koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma. E ai është Ligji për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në të nuk është i specifikuar kontributi i ushtarëve që kanë qenë të rreshtuar në formacionin Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës, e as institucioni që e ka themeluar asokohe atë forcë, Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë në ekzil.
LDK, si partia më e madhe tash në bllokun paszgjedhor është zotuar se në momentin e marrjes së pushtetit do ta iniciojë plotësim-ndryshimin e këtij ligji.
Por, tash ajo është në partneritet me dy parti, deputetët e të cilave kanë qëndrim krejt tjetër sa i përket kontributit të FARK-ut dhe Ministrisë së Mbrojtjes.
Megjithatë, në këtë fazë drejtuesit e kësaj partie nuk duan të besojnë se ky ligj, do ti prish me partnerët. Nënkryetari i LDK-së Haki Rugova, dëshiron të besojë se AAK e Nisma do të votojnë pro, në momentin kur të iniciohet në Kuvend procedurën për ndryshimin e ligjit për veteranë të luftës.
/Tribuna/