02 Maj 2025

LDK, AAK dhe NISMA në koalicion

Prishtinë, 10 qershor - LDK-ja, AAK-ja dhe NISMA për Kosovën kanë arritur marrëveshje që kryeministër i ardhshëm të jetë Ramush Haradinaj.

Marrëveshja e arritur në mes të këtyre tri forcave politike thotë: Ramush Haradinaj bëhet kryeministër, LDK-ja merr postin e  presidentit dhe postin e kryetarit të Kuvendit, kurse NISMA për Kosovën postin e  zëvendëskryeministrit.

Arritjen e marrëveshjes e kanë konfirmuar nga selia e AAK-së, para pak çastesh, Agim Veliu i LDK-së, Ardian Gjini i AAK-së dhe Bilall Sherifi i NISMËS për Kosovën. Ata kanë deklaruar se këto tri parti kanë arritur marrëveshje që kreu i AAK-së Ramush Haradinaj të jetë kryeministër i vendit.
 
Teksti i plotë i marrëveshjes:
 
- Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe NISMA, janë bashkuar dhe kanë vendosur që vendit t\'i japin një qeveri të kthimit të shpresës.
 
- Qeveria e kthimit të shpresës do të fokusohet në zhvillimin ekonomik, krijim të vendeve të punës, luftë të pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Qeveria do të punojë me ngulm për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE.
 
- Ne, bashkërisht kemi vendosur që Ramush Haradinaj të jetë i nominuari ynë i përbashkët për kryeministër. Kryetari i Kuvendit i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës e po ashtu edhe presidenti në harmoni me kushtetutën. Nisma do të përfaqësohet me një zëvendëskryeministër. Të gjitha përgjegjësit e tjera politike dhe institucionale do të ndahen proporcionalisht sipas fuqisë politike në Kuvend. Zotohemi t\'i vazhdojmë konsultat me pjesën tjetër të spektrit opozitar dhe partitë e komuniteteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)