28 Dhjetor 2024

LDD:S'ka më shpresa se do të ketë rezultate pozitive të qeverisjes

Prishtinë, 2 prill - Lidhja Demokratike e Dardanisë konsideron se, vetëm zgjedhjet e parakohshme mundë të sjellin ndryshimet e duhura në qeverisjen e vendit, dhe atë me ndryshimin e plotë të saj, ngase me zhvillimet e fundit apo me ndërrimet e fundit është bërë e qartë, se nuk ka shpresë për rezultate pozitive të kësaj qeverisje në të ardhmen.
 
Nën udhëheqjen e koordinatorit për bashkëpunim me degë z.Hajrush Bajraliu u mbajt takimi i rregullt i kryesisë me përfaqësuesit e degëve të Lidhjes Demokratike të Dardanisë.
 
Përfaqësuesit e degëve u njohën me aktivitetet e përgjithshme të LDD-së, me mbarëvajtjen e punëve të këshillit organizativ lidhur me mbajtjen e Konventës së Dytë të Lidhjes Demokratike të Dardanisë.
 
Lidhja Demokratike e Dardanisë edhe me këtë rast kritikoj punën e qeverisë e cila po dëshmon çdo ditë e më shume, se përformanca  e tyre është duke e dëmtuar seriozisht imazhin e Kosovës.
 
Ndryshimet e fundit në qeverisjen e vendit për LDD-në janë tejet të zbehta dhe nuk japin shpresë se do të ketë zhvillime pozitive në kualitetin e jetës së qytetarëve të vendit.
 
Lidhja Demokratike e Dardanisë konsideron se, vetëm zgjedhjet e parakohshme mundë të sjellin ndryshimet e duhura në qeverisjen e vendit, dhe atë me ndryshimin e plotë të saj, ngase me zhvillimet e fundit apo me ndërrimet e fundit është e qartë, se nuk ka shpresë për rezultate pozitive të kësaj qeverisje.
 
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)