LDD: Vazhdon erodimi i autoritetit të Kosovës
Prishtinë, 31 janar - Kryesia e Lidhjës Demokratike të Dardanisë ka mbajtur sot mbledhjen e saj të rregullt nën kryesimin e akademik Nexhat Dacit, kryetar.
Mes tjerash në këtë takim është diskutar për aktualitetin politik në vend dhe është konstatuar se: Po vazhdon në përmasa shumë të mëdha erodimi i autoritetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe vendore.
LDD vlerëson se Produkti i këtyre zgjedhjeve në asnjë mënyrë nuk do të mund të ballafaqohet me sfidat që po i paraqitën Kosovës dhe se situata rreth Kosovës nuk ka qenë asnjëherë më e rëndë dhe më e vështirë politikisht se sa tani. LDD kërkon prej produktit të zgjedhjeve të kaluara që të krijoj institucione që dijnë dhe që duan të jenë në ballë të proceseve integrative të Kosovës me sovranitet dhe integritet të plotë.
Qëndrimi i LDD-së se nuk i pranon rezultatet e këtyre zgjedhjeve për çdo ditë e më shumë po tregohet se ka qenë i drejtë.
Kryesia e LDD po ashtu në mbledhjen e sotme ka caktuar edhe një grup i cili do të merret me organizimin e shënimit të katër vjetorit të themelimit të partisë e që do të mbahet më 12 shkurt.