LDD: Qeverisja aktuale po tregohet antishtetërore
Këto shqetësime LDD i ngriti nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Dardanisë mr.Lulzim Zeneli dhe zedhenesit të saj.Armend Baloku.
Vlerësimet e LDD-së, se viti 2010 do të jetë vit i vështirë për Kosovën dhe qytetarët e saj, fatkeqësisht sot po tregohet edhe në praktikë.
Mos funksionimi i shtyllave kryesore të shtetësisë duke rrezikuar stabilitetin në vend nga cenushmeria e kushtetutës dhe sovranitetit në njërën anë dhe gjendja e rëndë ekonomike, rrezikimi i paqës sociale në anën tjetër përbenë hallkën kryesore, thelbin e shqetësimit sot për LDD-në dhe qytetarët e Kosovës.
LDD mbetet e shqetësuar që pushteti aktual injoron dhe vazhdon ti mbyll sytë karshi sinjaleve ndërkombëtare, kërkesave dhe porosive të qytetarëve të vendit dhe në vend të kësaj, qeverisja aktuale zgjodhi rrugën e shantazhit dhe manipulimit të opinionit publik përmes premtimeve fallso.
LDD përsëritë, se me këtë kurs politik, qeverisja aktuale po tregohet antishtetërore dhe në dëm të vendit. Kjo vjen edhe si rezultat i involvimit të plotë të qeverisjes aktual në konflikte interesash, korrupsion dhe në krim ekonomik.
LDD duke parë se pushteti aktual nuk ka vullnet politik për tu përballur me realitetin dhe për ta tejkaluar këtë gjendje të rëndë, konsideron se alternative e vetme mbetet që viti 2010 të jetë vit i zgjedhjeve nacionale, në mënyrë që të ndërpritet shkalla e degradimit institucional dhe e dëmit, që sot po i behet Kosovës.