LDD: Qeveria e paaftë të qeverisë në Mitrovicë
Prishtinë, 23 shtator - Lidhja Demokratike e Dardanisë akuzon Qeverinë e Kosovës për paaftësi për të realizuar përgjegjësitë kushtetuese që i takojnë.
Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, shefi i Grupit parlamentar të LDD-së, Lulëzim Zeneli përmendi veriun e Mitrovicës si shembull i dështimit të qeverisë.
Sipas Zenelit, në mungesë të shtrirjes së pushtetit në veri, administrata e UNMIK-ut në këtë pjesë ka bashkëdyzuar aktivitetet me strukturat paralele.
Ai ka kërkuar nga Qeveria që të jetë më serioze në angazhimin e saj për shtrirjen e pushtetit në veri, në mënyrë që në këtë pjesë të Kosovës të pengohen aktivitetet e jashtëligjshme.
Ndërkohë, deputeti i LDK-së, Berim Ramosaj, ka folur për subvencionimin e vreshtarëve të Rahovecit, duke e quajtur këtë hap të qeverisë, si të gabuar.
Ai tha se një gjë e tillë, duhet të shikohet me rishqyrtim të buxhetit, në mënyrë që të mos ketë pasoja të mëvonshme.
Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Bujar Bukoshi e ka quajtur politizim çështjen e drejtorit ekzekutiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Ali Sadriu, të cilin e kishte shkarkuar kohë më parë, por që me një vendim të Gjykatës është kthyer sërish në punë.
Bukoshi konsideroi se shkarkimi i drejtorit të QKUK ka qenë me vend.