LDD përkujtoi Presidentin Rugova
Prishtinë, 21 janar - Në tetëvjetorin e vdekjës së ish-Presidentit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, kryesia e LDD-së, në krye me akademik Nexhat Dacin, ka mbajtur një takim përkujtimor dhe më pas kanë bërë nderime dhe kanë vendosur buqetë me lule mbi varrin e tij.
Në takimin me kryesinë dhe përfaqësues të degëve të LDD-së, kryetari Daci ndër tjera ka thënë një datë historike për gjithë popullin shqiptarë, të historisë së re, një janar që për fat të mirë nuk po i ngjan janarëve, që për popullin shqiptar kanë qenë tepër të ftohtë, me ngjarjet tepër tragjike filluar me historinë e re, me vrasjën e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës dhe mandej ngjarjet kanë shkuar në spirale vertikale me vrasjen e deputetit të parlamentit të Kosovës, në formacionin e parë, Smajl Hajdarajt, një deputet i Rugovës dhe komandant i asaj zone në luften çlirimtare që bëri populli i Kosovës.
\"Para tetë vitesh, pikërisht më 21 janar ka ndërruar jetë edhe legjenda e historisë së re shqiptare, presidenti i gjithmonshëm, jo vetëm historik, por me vizionin e tij që LDD në statutin e saj e ka quajtur Rugovizëm, do të jetë si fanar i ecjës në rrugë të mirë të Kosovës evropiane, për të gjithë ata që kulturën, kombin dhe mirëqenien e popullit e kanë si element prijës të jetës së vet, do të mbetët gjithmonë një personalitet që do ta respektojmë dhe do ta nderojmë. Të gjitha ato të mira në vizion do të mundohemi me i përdor në jetën e përditshme edhe politike por mbi të gjitha në atë njerëzore. Pse duhet të theksohet kjo.\"
\"Ne po e shohim se me kalimin e kohës nuk po zvogëlohet figura e tij, por përkundrazi vlera e tij po rritet, duke na munguar për një koncept jetësor që e kishte trasuar dhe që mjerisht tani po duket vetëm si një ëndërr për shkak të mosndjekjes së asaj rruge të trasimit dhe depërtimit të çështjës së Kosovës në planin ndërkombëtar dhe mbi të gjitha në planin kombëtar. Ishte një janar që për nga temperaturat e ulta gjenerata jonë nuk mban mend dhe një oragnizim i shtetit që edhe sot mungon, për të treguar se do të ndërtonim një shtet i cili vërtet do të brengosej për shtetasit e vet\", ka thënë Daci.