LDD nuk do të shkrihet në LDK
Prishtinë, 26 nëntor - Lideri i LDD-së Nexhat Daci ka mohuar një bashkim të partisë së tij me LDK-në e Isa mUstafës.
Në një intervistë për Express, ai është shprehur se shkrirja nuk do të ndodhë kurrë derisa ai të udhëheqë këtë parti.
Lidhja Demokratike e Dardanisë nuk do të shkrihet kurrë, derisa ta udhëheq unë, ka deklaruar Daci i cili ka pohuar se është i hapur për bashkëpunim me LDK-në dhe me partitë e tjera.