LDD në vlugun e përgatitjeve për zgjedhjet lokale
Prishtinë, 17 korrik - Nën kryesimin e Akademik Nexhat Dacit, kryetar, sot është mbajtur mbledhja e Kryesisë së LDD-së, me përfaqësues të degëve të partisë.
Pikë e parë e rendit të ditës ishte Vlerësimi i takimit promovues të kandidatit të koalicionit AAK-LDD për kryetar të Prizrenit, Lulzim Kabashi.
Kryetari Daci e ka vlerësuar lart këtë tubim: Takimi në Prizren ka qenë një fillim i mbarë. Të pranishëm nga kryesia e LDD-së në këtë tubim kanë qenë edhe nënkryetari Lulzim Zeneli, dhe anëtarët e kryesisë Salih Gashi, Shar Pllana, Sali Avdullahu e Ardita Ibrahimi. Ka qenë një takim shumë i organizuar dhe cilësor.
Pika kryesore e rendit të ditës ishte Përgatitjet për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Në kuadër të saj Kryesia e LDD-së ka diskutuar lidhur me kriteret që duhet plotësuar kandidatët e LDD-së për këshilltar komunal dhe për bartës të listave të kandidatëve.
Kryetari Daci ka kërkuar me shkrim nga të gjitha degët e LDD-së që të përgatisin propozimet e tyre të cilat më pas do ti sjellin në kryesi të LDD-së.
Më pas përfaqësuesit e degëve veç e veç kanë njoftuar për aktivitetin e tyre në terren si dhe për bashkëpunimin që kanë me degët e partnerit të koalicionit, AAK-së.