LDD në Pejë rishqyrton koalicionin qeverisës me AAK-në
Prishtinë, 26 janar - Kryesia e LDD-së dega ne Pejë i drejtohet AAK-së që ta rishqyrtoj koalicionin dhe në qoftë se kanë vullnet politik që të vazhdojnë koalicionin me LDD-në.
LDD kërkon të njejtat poste në kuvendin komunal të Pejës, pra nënkryetarin e komunës si dhe dy drejtorate, në të kundërtën LDD do të pozicionohet në opozitë.
Lidhja Demokratike e Dardanisë, dega në Pejë në mbledhjën e mbajtur me datë 25.01.2012 pas shqyrtimit të gjendjës se krijuar në degë me rastin e ikjes së kryetarit të degës në radhët e AAK-së, konstatoj si vijon: Nga fakti që LDD është në koalicion me AAK-në në nivelin qeverisës lokal shtrohet nevoja për rishqyrtim të koalicionit.
Kryesia e LDD-së dega ne Pejë i drejtohet AAK-së që ta rishqyrtoj koalicionin dhe në qoftë se kanë vullnet politik që të vazhdojnë koalicionin me LDD-në, LDD kërkon të njejtat poste në kuvendin komunal të Pejës, pra nënkryetarin e komunës si dhe dy drejtorate, në të kundërtën LDD do të pozicionohet në opozitë.
Kryesia e LDD-së dega në Pejë, me qëllim të mbarëvajtjës së punëve në degën e saj për udhëheqëse të degës emëroi nënkryetarën e degës dhe njëherit nënkryetarën e partisë zonjën Besa Gaxherri .