LDD në Gjilan më e fortë se kurrë
Prishtinë, 24 dhjetor - Kryetari Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), akademik Nexhat Daci ka deklaruar se u mashtruan keq të gjitha ata që menduan se LDD në Gjilan më nuk ekziston dhe se sipas tij ata individ që ishin trafikuar e kishin përhapur këtë gënjeshtër për ti forcuar pozitat e tyre në radhët e trafikuesve se gjoja të gjithë dardanët i kanë pas tyre.
Por, pas vizitës së sotme të kryetarit të LDD-së, akademik Nexhat Daci në Gjilan, dhe takimit me strukturat e degës, për të cilin ishte një interesim i madh saqë ishte e pamundur që të gjithë të hynin në lokalet e takimit, u demaskua fuqishëm gënjeshtra e kulluar e LDK-së.
Të pranishëm në takim, përveç kryesisë së degës, ishin edhe kryesitë e Forumit të Rinisë dhe Forumit të Gruas së degës së Gjilanit.
Takimin e hapi kryetari i degës së LDD-së në Gjilan, dr. Jashar Ramadani, i cili duke ju drejtuar Kryetarit Daci, në fjalën e tij veç tjerash tha: LDD-ja definitivisht ekziston dhe do të ekzistoj me aktivitetin e vet politik për arsye të shumta".
"Në rrethanat e Gjilanit të cilat janë krijuar me dezinformata të përmasave të tepruara se LDD është shuar kjo është dëshmia më e mirë se LDD-ja në Gjilan nuk është shuar, por ekzistojmë dhe do të funksionojmë edhe në të ardhmën", tha Ramadani.
Të gjitha strukturat e degës jsipas tij anë shumë funksionale. "Vështirësitë që i kemi na janë krijuar nga ish-shokët të cilët kanë ikur dhe rrugën e kanë të hapur të shkojnë nga të duan. Bindjet tona janë të betonuara dhe çdo lëvizje do të jetë konform zotit të shtëpisë dhe kryesisë së partisë.
Pas tij fjalën e mori lideri i LDD-së, akademik Nexhat Daci, i cili duke mos fshehur kënaqësinë që ndodhej në njërën ndër degët më të forta të partisë mes tjerash tha se motoja e LDD-së do të jetë bashkim forcash për veprim për një Kosovë evropiane demokratike dhe prosperuese.
"Me këtë e mendoj se përmbyllet kapitulli i trafikimeve të deputetëve, të delegatëve për të krijuar optikë false gjoja se i kanë punët mirë", ka theksuar Daci.
Trafikuesit në fund sipas tij përfundojnë atje ku e kanë vendin sepse është vepër penale.
Ai ka thënë me tutje se asetet e LDD-së nuk mund ti marr askush, votat e delegatëve në Kuvendet Komunale janë vota të LDD-së dhe nuk ka qenë asnjë votë për individin.
"Mos të mashtrohet askush se pas një kryetari të një dege, i cili ka ardh në krye të degës në rrethana të jashtëzakonshme, nuk shkon popullsia dhe as autoriteti."
Duke folur rreth gjendjës në të cilën ka ardhur LDK-ja kryetari Daci tha: Ka rreziqe që LDK-në, me politikën që po e ndjekin, do ti ndjek fati i disa partive të vjetra në rajon. Unë turpërohem se kush po e përfaqëson atë shtëpi që dikur ka qenë shtëpi më e madhe dhe më e fuqishme jo vetëm në Kosovë. Është komplet një udhëheqje që e turpëron rrugën që e ka krijuar në Ballkan ( jo vetëm në Kosovë ) Presidenti Rugova.
Nga kryesia qendrore e LDD-së, përveç Drita Maliqit, ishin edhe sekretari i përgjithshëm, Hajrush Bajraliu dhe anëtarët e kryesisë, Salih Gashi, Shar Pllana e Nehat Emrullahu.