16 Janar 2025

LDD në Deçan stabile dhe e fuqishme

Prishtinë, 15 maj - Nën kryesimin e akademik Nexhat Dacit, kryetar, sot është mbajtur mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Dardanisë. Në fillim të takimit Kryetari Daci e ka njoftuar kryesinë me zhvillimet e fundit në LDD, pas lidhjes së koaliconit me AAK-në.

 

Në këtë takim, me propozim të kryetarit Daci, anëtar i kryesisë së LDD-së, njëzëri u zgjodh mr. Ali Hertica. Kryetari Daci ka njoftuar edhe për konsolidimin e radhëve të Forumit të Gruas së LDD-së dhe mbështetjen që i ka dhënë këtij Forumi.
 
Kyesia e LDD-së ka marr qëndrim të kandidoj për kryetar komune të Prizrenit për zgjedhjet e ardhshme lokale, kryetarin e LDD-së në Prizren, Lulzim Kabashin, dhe këtë qëndrim do t’ja propozoj edhe partnerit të koalicionit. Po ashtu LDD do t’i kandidoj njerëzit e saj edhe për kryetar të komunave në Gjilan dhe Viti.
 
Pas takimit të kryesisë, është mbajtur edhe një takim me delegacionin e kryesisë së degës së Deçanit të LDD-së, të kryesuar nga z. Hilmi Muçaj, ushtrues detyre i kryetarit.

Në fillim të takimit kryetari Daci e ka njoftuar delegacionin e Deçanit për marrëveshjen e koalicionit me AAK-në, për atë se si ka rrjedhur ecuria deri te nënshkrimi i tij. Ai edhe njëherë ka pëseritur se ky vendim për këtë koalicion është marr me shumicë absolute të kryesisë dhe vetëm tre vetë kanë shfaqur mendim tjetër prej 23 anëtarëve.

Nga ana e tij z. Hilmi Muçaj ka njoftuar se deklarimet e LDK-së se LDD-ja në Deçan është shkrirë në LDK-ja janë gënjeshtra të kulluara pasiqë, siç po shihet LDD-ja ekziston, është shumë stabile, ka një kryesi 13 anëtarëshe dhe mbledhjet e saja janë të rregullta, çdo të shtune. Është e vërtetë se në LDK ka ikur vetëm ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit. Ai tha se ka presione por ata janë të vendosur si deri më tani në rrugën dhe vizionin e akademik Dacit dhe janë të bindur se marrëveshja e koalicionit me AAK-në është në dobi të LDD-së, dhe do t’i kontribuojë forcimit të saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)