LDD: Krerët shtetëror nuk respektojnë Kushtetutën e vendit
Prishtinë, 15 qershor - Lidhja Demokratike e Dardanisë në mbledhjen e Kryesisë në dy vjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës së vendit ka vlerësuar se shkelësit më të mëdhenj të saj janë ata që duhet ta mbrojnë ate.
Presidenti I vendit i cili sipas funksionit është garant i respektimit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë është shkelësi i parë i saj, pasi që në kundërshtim me kushtetutën po i mban funksionin e presidentit dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Hiq më mirë nuk sillen edhe zyrtarët më të lartë të koalicionit të dështuar PDK LDK, u vlerësua në takim.
LDD ka vlerësuar se java që e kemi lënë pas u karakterizua me papërgjegjësi dhe neglizhenca të radhës nga koalicioni aktual qeverisës.
Liderët institucional dita ditës po e humbin besimin e qytetarëve të vendit dhe votuesve të vet, gjë që po e pohojnë edhe publikisht, dhe po mundohen që të vihen në krye të luftës kundër korrupsionit.
Këto deklarime janë vetëm refrene bajate të këtyre qeveritarëve, të cilët të zënë ngushtë para drejtësisë dhe votuesve të tyre po tentojnë të manipulojnë opinionin se gjoja këta tani vet po e luftuakan krimin dhe korrupsionin.
Për gjendjen aktuale në Kosovë, siç u vlerësua flet edhe raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit sipas të cilit Kosova është vend i burimit dhe transitit të trafikimit të qenieve njerëzore është edhe një dëshmi për realitetin e hidhur dhe rrugën qorre që e ka futur vendin kjo qeveri!
Në mbledhje u theksua se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e Konventës Zgjedhore të Forumit të Gruas së LDD, më 19 qershor.
Kryesia u informua se kryetari i LDD-së akademik Nexhat Daci më 16-18 qershor do të viziton Shqipërinë dhe do të takohet me liderët institucional dhe politik. Gjithashtu kryetari Daci do të viziton Gjermanin nga 25 deri më 28 qershor dhe me këtë rast do të takohet me degët e LDD në Gjermani dhe diasporë.