07 Maj 2024

LDD kërkon unitet politik për çështjet me interes kombëtar

Prishtinë, 18 nëntor - Kryesia e LDD-së ka mbajtur sot takimin e saj të rregullt me kryetar të degëve të saj, të cilën e udhëhoqi sekretari i përgjithshëm i partisë Hajrush Bajraliu, ndërsa që i pranishëm ishte edhe kryetari i LDD-së, akademik Nexhat Daci.

Për aktualitetin politik në Kosovë, përfaqësuesit e degëve i informoi kryetari Daci.

Sa i përket dilemave rreth bisedave me Serbinë dhe të manaxhimit të integruar të kufirit kryetari Daci ka thënë “LDD ka konstatuar se kjo është zgjidhja e mundëshme e kohës. Është kategori evropiane që praktikohet shumë dekada në Evropë.\"

\"Kjo çështje e ka pozitivitetin jo vetëm në përshpejtimin e procesit të kalimit të kufirit por edhe mundohet të krijoj besushmërinë mes shteteve. Kjo nënkupton respektimin e sovranitetin, integritetin dhe kushtetutshmërinë e shteteve”.

 Për të shtuar më tej: “E keqja është se kjo politikisht keqpërdorët. Presidenti serb gjatë vizitës në Britani të Madhe ka propozuar që zgjidhja të jetë sikur e Britanisë së Madhe dhe Irlandës, vetëm që të fitohet në kohë pasiqë Londra nuk e ka penguar Irlandën për tu bërë anëtare e BE-së, por propozimi është bërë vetëm të jap diçka të re që të hapet ndonjë temë politike”.
 
Sa i përket mosunitetit politik në Kosovë akademik Daci ka deklaruar: “Rruga e ecjës së Kosovës nuk është e qartë ngase nuk po arrihet një unitet politik për çështjet më vitale të jetës.\"

Detyrën e një krijimi të një ambienti të tillë sipas tij e ka pozita, prandaj pozita siç ka thënë ai duhet të krijoj mjedis politik që për çështjet kombëtare dhe shtetërore të marrin pjesë të gjithë dhe të gjithë ta ndajnë përgjegjësinë dhe të drejtën.

Po ashtu nëse diçka kundërshtohet duhet të dilet edhe me propozimin se cila është alternativë tjetër e asaj. Ideali ynë përherë ka qenë integrimi i Kosovës në BE dhe në NATO dhe kjo arrihet me marrjen e përgjegjësive dhe detyrave.

\"Një politikë kombëtare dhe e sfonduar mirë profesionalisht dhe me vullnet për krijimin e jetës normale do të ketë gjithmonë përkrahjen e LDD-së, pa marrë parasysh kush është në krye të shtetit ngase kjo është rruga shtetërore e LDD-së”.

Për aktivitetin e LDD-së të pranishmit i ka njoftuar nënkryetari Lulzim Zeneli, ndërsa në fund përfaqësuesit e degëve kanë njoftuar me aktivitetin e zhvilluar në teren.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)