07 Maj 2024

LDD: Jemi të brengosur për aktualitetin e zi politik në vend

Prishtinë, 27 shtator - Në mbledhjen e rregulltë të kryesisë së Lidhjes Demokratike të Dardanisë, përvec  çeshtjeve partiake u debatua edhe lidhur me gjendjen në Kosove pas vendimit të Gjykates Kushtetuese, dhe Kryesia e LDD-se ka analizuar me kujdes qëndrimet e Presidentit të Republikës Fatmir Sejdiu në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e cila ka përcaktuar qartë se, duke mbajtur njëkohësisht edhe postin e presidentit të vendit si dhe kryetarit të subjektit politik LDK-së, Presidenti i vendit ka bërë shkelje serioze të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

LDD ndjehet e shokuar me faktin se Presidenti i vendit merr guximin të ndërhyjë në kompetencat e Gjykatës Kushtetuese dhe të shkel mbi vijat e qarta të ndarjes së pushteteve. Me këtë veprim konsiderojmë se Presidenti vazhdon me praktikën e tij të shkeljeve serioze të Kushtetutës si dhe me veprimet e tij e dëmton rënd imazhin e demokracisë dhe të shtetndërtimit në Kosovë.

LDD konsideron se parimi i ndarjes së pushteteve është i paprekshëm dhe reflektim i përcaktimit tonë për ta ndërtuar një demokraci të karakterit euro-atlantik. LDD shfrytëzon rastin të theksoj se në demokraci të mirëfillta interpretuesi i vetëm i kushtetutës është Gjykata Kushtetuese e vendit dhe vendimet e kësaj gjykate nuk janë dhe nuk guxojnë të jenë objekte të diskutimit politik.

LDD është e brengosur për ardhmërinë e shtetit të Kosovës meqë do të ketë hezitim të theksuar nga vendet që nuk na kanë njohur si shtet, duke e theksuar faktin që Presidenti i vendit është shkelës i Kushtetutës.

Duke marr në konsideratë vendimin e qartë të Gjykatës si dhe qëndrimet e pamatura të Kryetarit Sejdiu, kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë mori vendim për moratorium duke mos e njohur si kryetar legjitim të Republikës së Kosovës Dr.Fatmir Sejdiun.

\"Konsiderojmë se ky është vendim i dhimbshëm por njëherit i vetmi i mundshëm si reagim i yni ndaj praktikës së keqe e cila po tentohet të instalohet. Njëherit ftojmë të gjithë spektrin politik dhe shoqërinë civile në Kosovë si dhe miqtë ndërkombëtar që të ofrojnë shërbimet e tyre të mira në tejkalimin e krizës aktuale të krijuar nga sjellja antikushtetuese e z. Fatmir Sejdiut.\"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)