LDD fillon aktivitetin në selinë e re
Prishtinë, 17 janar - Nën kryesimin e akademik Nexhat Dacit, kryetar, sot është mbajtur mbledhja e parë e Kryesisë së LDD-së, për vitin 2013 që njëherit ishte edhe mbledhja e parë në selinë e re të partisë.
Kryetari Daci në fillim të takimit e ka njoftuar kryesinë e LDD-së për aktualitetin politik, duke theksuar ndër tjera se: Kosova është në finale të procesit të konsolidimit të sovranitetit dhe të integritetit të brendshëm. Shpresojmë të mbahen fjalët dhe vendimet e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës për bisedimet dhe premtimet e kryeministrit. Ka një diskrepancë mes qendrimeve tona dhe asaj që po thotë bashkësia ndërkombëtare.\"
\"Në vazhdimësi potencohet se po kërkohet zgjidhje për veriun që për mua nënkupton zgjidhje tjetërfare nga Plani i Ahtisarit. Jam optimist dhe dua të besoj në të dy kryeministrat Thaçi dhe Berisha se nuk do të lëshojnë pe në qendrimet e tyre pra as në lidhje me Luginen e Preshevës.
Temë tjetër e rendit të ditës ishte shënimi i shtatë vjetorit të vdekjës së Presidentit Ibrahim Rugova me çrast u vendos që LDD-ja ( të hënën ) ta shënoj këtë datë duke bërë homazhe te varri i tij ( në ora 10:00 ) si dhe duke vizitur familjen.