LDD e shqetësuar për rënien e lirisë së shtypit në Kosovë
Prishtinë, 22 tetor - Lidhja Demokratike e Dardanisë është e shqetësuar me faktin se liria e shtypit në Kosovë, sipas organizatave ndërkombëtare është duke u përkeqësuar, ka deklaruar nënkryetari i LDD, Naser Rugova.
Ai në konferencën për media ka theksuar se shqetëson faktin se ne raportin me te ri për indeksin e lirisë se shtypit për vitin 2010 te organizatës Reporteret pa Kufij, Kosova është radhitur ne vendin e 92 .
Vitin e kaluar Kosova ishte ne vendin e 75. Ky zhvillim është një tregues shume I keq për demokracinë dhe zhvillimin e shtetit. LDD konsideron se përgjegjësia për këtë është e koalicionit PDK-LDK qe e ka qeverisur vendin. LDD konsideron se zgjedhjet e reja te jashtëzakonshme janë zgjidhja e vetme nga kriza institucionale e shkaktuar nga LDK-ja, tha nënkryetari Rugova.
Rugova theksoi se LDD konsideron se dalja e LDK-se nga koalicioni është vetëm formalitet, përderisa LDK nuk ka kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit e as votëbesimin e qeverise.
Sikur LDK te ishte e sinqertë ne qëllimet e veta atëherë nuk do te lejonte këtë qeveri te mbijetonte as edhe për një dite te vetme. LDD konsideron se qëllimi I Fatmir Sejdiut qe te shtirret si opozite është hipokrizi sepse po I njëjti dhe partia e tij qe tri vite me radhë kane shfrytëzuar te gjitha privilegjet e qeverisjes duke përfshi këtu shantazhet dhe presionet mbi stafin civil qe nuk I ka takuar LDK-se.
Rugova ka vlerësuar se nga këto sjellje të qeveritarëve të LDK më së shumti është dëmtuar LDD pasi që me qindra anëtar të LDD-së janë larguar nga puna.
LDD konsideron se kryeministri Thaçi e ka humbur te drejtën morale qe ne këtë raport forcash dhe ne ketë rrjedh zhvillimesh edhe me tutje te tentoj ta mbaj ne këmbë qeverinë. LDD e fton kryeministrin qe te sillet konform realitetit. Konsiderojmë se qëndrimi ne pushtet ne këto rrethana nuk është aspak i moralshëm, tha Rugova.
Nënkryetari i LDD tha se partia është plotësisht e gatshme për zgjedhje kurdo qe ato te mbahen dhe se ne këto zgjedhje hyn me qëllimin qe te behet pjese e pushtetit ne mënyre qe te jep kontributin e vet ne tejkalimin e gjendjes se rende ne te cilën është qytetari ynë .
Në këtë konferencë për media sekretari i përgjithshëm i LDD-së, Sejdë Tolaj ka informuar se në parti kanë aderuar 15 veta, në mesin e të cilëve janë edhe Ali Retica, zyrtar i larte për informim nga AKR, Nexhmedin Bajrami, kryetar i degës se Partisë së Drejtësisë ne Ferizaj dhe Jonuz Zhinipotoku, anëtar i deritashëm i PDK-së.