LDD e hapur për partneritet serioz me të gjithë partitë
Prishtinë, 25 mars - Kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë, nën kryesimin e akademik Nexhat Dacit, kryetar, ka mbajtur sot mbledhjen e saj të rregullt.
Në fillim të takimit kryetari Daci e ka njoftuar kryesinë për aktualitetin politik në Kosovë.
Më pas kryetari Daci ka njoftuar për takimin e dytë të grupeve punuese të LDD-së dhe LDK-së, për arritjen e marrëveshjes së bashkëpunimit.
Më pas anëtarët e grupit negociues të LDD-së, kanë njoftuar për rrjedhën e takimit të dytë me grupin negociues të LDK-së.
Pastaj u zhvillua një debat në të cilin u inkuadruan anëtarët e pranishëm të kryesisë dhe u vlerësua se LDD-ja është e hapur për partneritet serioz me të gjitha partitë politike në vend.
Në këtë takim u raportua edhe për vizitat e anëtarëve të kryesisë së LDD-së, nëpër degët e partisë si dhe për rezultat e këtyre vizitave.