LDD e gatshme për zgjedhjet e parakohshme
Prishtinë, 4 tetor - Lidhja Demokratike e Dardanise eshte e gatshme për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme dhe konsiderojmë se zgjedhjet janë rrugëdalja e vetme nga bllokada politike dhe ekonomike që e ka kapluar vendin, ka deklaruar nënkryetari i LDD, Naser Rugova.
LDD vlerëson qe zgjedhjet e parakohshme te mbahen ne limitet e fundit kohore qe I parasheh kushtetuta e Kosovës. LDD konsideron se ka përfunduar koha e patriotizmit folklorik dhe se forcat politike duhet ta vendosin mirëqenien sociale dhe ekonomike të qytetarit si prioritet kryesor.
Rugova ka vlerësuar se zgjedhjet e parakohshme janë tregues i krizës së thellë që ka kapluar garniturën qeverisëse.
Ne si LDD e kemi tërhequr vazhdimisht vëmendjen për këtë fakt dhe shprehim keqardhje se ky vendim nuk është marrë më herët. LDD shprehet e brengosur për faktin se akti i shkeljes së kushtetutës nga ana e ish Presidentit Sejdiu nuk po trajtohet me seriozitetin e duhur. Qarqe të caktuara, rrjedhimisht klani i uzurpatorëve që aktualisht po e udhëheqin LDK-në, po tentojnë ta margjinalizojnë këtë shkelje thuajse kemi të bëjmë me gjobë në trafik.
Nënkryetari i LDD ka thëne se janë te informuar se ish Presidenti Sejdiu menjëherë i ka kërkuar privilegjet që i ka dizajnuar vet në Ligjin për President, të cilin ne si parti e kemi kundërshtuar për shkak se Sejdiu e shantazhonte se nuk do ta nënshkruante buxhetin e shtetit nëse nuk kalonte ligji për privilegjet e Presidentit.
Konsiderojmë se në vend se të vrapojë pas privilegjeve Dr.Sejdiu do të duhej ti kërkonte falje popullit të Kosovës.
LDD dëshiron të përgëzojë popullin e Kosovës dhe në veçanti qytetarët e Pejës për nivelin e lart të kujdesit, vetëdijes dhe tolerancës qytetarë dhe kombëtare që e kanë treguar dje me rastin e kurorëzimit të Patriarkut Irinej përkundër mesazheve nacionaliste që Patriarku i dërgoi menjëherë pas kurorëzimit të tij, ka thënë nënkryetari Rugova.
LDD konsideron se Kisha Ortodokse Serbe fatkeqësisht vazhdon të jetë tërësisht e politizuar dhe nxitëse e ndarjes dhe urrejtjes mes popujve dhe qytetërimeveka thënë Rugova.