LDD e gatshme për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare
Prishtinë, 3 nëntor - Kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë në mbledhjen e rregullt ka vlerësuar se partia është plotësisht e gatshme për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të cilat u.d. së presidentit të Kosovës i ka konvokuar për 12. dhjetor.
Në mbledhje gjithashtu u raportua lidhur me aktivitetin e anëtarëve të Kryesisë Qendrore të partisë gjatë vizitave nëpër Degët e LDD dhe u vlerësuar se janë shtuar aktivitetet konkrete në të gjitha rrafshet e organizimit të partisë dhe se zgjedhjet e ardhshme priten me një organizim si asnjëherë më parë.
U vlerësua se janë kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme për manifestimin e shpalosjes se Platformës për Zgjedhjet Nacionale qe do te mbahet te shtunën, me 6. nëntor ora 12:00,në Hotel Grand Prishtine.
Gjithashtu është formuar edhe grupit punues për promovimin e platformës dhe për fushatën elektorale.