19 Maj 2024

LDD: Bisedimet nuk kanë alternativë

Prishtinë, 4 mars - Nën kryesimin e Nexhat Dacit, kryetar, është mbajtur sot mbledhja e rregullt e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD).

Temë qendore e rendit të ditës ishte aktualiteti politik për çka informoi kryetari Daci.

Duke folur rreth kësaj pike, kryetari ndër tjera tha sot është një ditë shumë e rëndësishme, e rëndë dhe ndoshta kritike për integritetin e brendshëm kushtetues të vendit.

\"Shpresojmë dhe besojmë se delegacioni i Kosovës nuk është pa përvojë. Pa përvojë të mirë po edhe pa përvojë të keqe. Dua të besoj shumë se nuk do të bëjmë edhe ndonjë lëshim jashtë atyre që i kanë bërë në Vjenë, si përfaqësues të Kosovës\", ka theksuar Daci.

Në të njejtën kohë sipas tij është një e keqe e shqiptarëve se nuk mund të kemi përafrime në qendrime politike as në datat më të rrezikshme ose më të rëndsishme që i takojnë shtetit dhe kombit.. Sjelljet, në përgjithësi, të skenës politike shqiptare në Ballkan janë të mjerueshme.

Njerëzit që nuk kanë përvojë dhe rinia në veçanti do të pyeste se çka po ngjanë me ne dhe a meritojmë diçka. Nuk duhet të jesh ekspert dhe ta shohësh se çka po ngjanë në Shqipëri, ajo që është shumë më e rrezikshme, çka po ndodh në Maqedoni, në Luginë të Preshevës dhe sot në Kosovë. Mbledhjet e fundit të Parlamentit të Kosovës nuk ofrojnë shpresë që kemi krijuar pjekuri politike dhe kombëtare.

LDD prap bën ftesë spektrit politik në veçanti në Kosovë, por edhe spektrit mbarëkombëtar për unitet.

Ajo që mund të humbet në një finale të një loje deri tash mirë të udhëhequr nga delegacioni i Kosovës në Bruksel nuk mund të kompenzohet kurrë më. Ose tani duhet të thërrasim ndërgjegjën e vetëdijës të gjithë dhe në veçanti opozita.

LDD vlerëson se alternativë tjetër përveç bisedave në Bruksel nuk ka, as Kosova, as rajoni as Ballkani. Po të propozonte dikush ndonjë alternativë më të shëndetshme, më të qëndrueshme për sot dhe nesër, ne si LDD me kënaqësi do ta përkrahnim. Atë që propozojnë, mjerisht, është kthimi në mesjetë.”- ka thënë veç tjerash akademik Daci.
 
Në këtë mbledhje gjithashtu u vlerësua lartë edhe organizimi i manifestimit të shënimit të 6 vjetorit të themelimit të partisë, që u mbajt më 16 shkurt.
 
Në fund kryesia miratoi edhe një program të vizitave të kryesisë së LDD-së, nëpër degët e saja anembanë Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)