LDD bën përgatitjet përfundimtare për zgjedhjet lokale
Prishtinë, 29 gusht - Nën kryesimin e akademik Nexhat Dacit, kryetar, është mbajtur sot mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Dardanisë.
Në fillim të takimit Daci i ka njoftuar të pranishmit për aktualitetin politik në Kosovë, me theks të veçant për bisedimet Kosovë Serbi, që po zhvillohen në Bruksel.
Temë kryesore e rendit të ditës të mbledhjes së sotme ishte përgatitjet e LDD-së për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme lokale të cilat do të mbahen me 3 nëntor.
Daci ka kërkuar nga kryesia e partisë një mobilizim maksimal në mënyrë që LDD-ja të jetë plotësisht e përgatitur që të jetë sa më e fuqishme në këto zgjedhje.
Poashtu u diskutua edhe rreth bashkëpunimit të degëve të LDD-së me degët e partnerit të koalicionit AAK-së.
U tha se ky bashkëpunim është në nivel ndërsa për çdo paqartësi eventuale do të jetë niveli qëndror ai i cili do ta sqaroj.
Kryesia e LDD-së gjithashtu ka kërkuar nga degët e saj që deri të premtën, më së largu ti sjellin listat me emrat e kandidatëve për këshilltarë komunal.