LDD aprovoi agjendën e fushatës parazgjedhore
Prishtinë, 29 nëntor - Kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë, në mbledhjen e mbajtur sot ka vlerësuar se aktivitetet në shpalosje e Platformës së partisë ishin të organizuara mirë dhe kanë dhënë efekte pozitive.
Ju falënderohem udhëheqëseve të degëve për aktiviteti n e organizuar shumë mirë në prezantimin e platformës së partisë, ka thënë më këtë rast, kryetari i LDD-së, akademik Nexhat Daci.
Në mbledhje është aprovuar edhe agjenda e aktiviteteve parazgjedhore dhe me këtë rast është konstatuar se LDD hynë shumë e përgatitur në këtë aktivitet.
Kryesia ka kërkuar nga të gjitha nivelet e organizimit të partisë që të japin kontributin maksimal në përgatitjen e fushatës parazgjedhore por edhe në sigurimin e pjesëmarrjes ne procesin zgjedhor nga një numër së më i madh i anëtarëve dhe simpatizantëve të partisë, pasi që vlerëson se dalja sa më masive siguron përfaqësimin adekuat ë interesave të qytetarëve të vendit, për çka angazhohet LDD.