LDD: AKR rren veten, asnjë anëtar nuk është larguar nga partia
Prishtinë, 24 shtator - Zyra për informim e Lidhjës Demokratike të Dardanisë në një njoftim për media ka reaguar ndaj një deklarate të Aleances Kosova e Re për gjoja aderime të anëtarëve të kësaj partie në AKR.
"Posa e lexuam njoftimin në mjetet e informimit se ish-kryetari i degës Kodra e Trimave Argjent Hasani dhe 10 aktivistë të LDD-së i janë bashkuar AKR-së, na shtyu ta demantojmë këtë njoftim dhe tja sqarojmë opinionit se Argjent Hasani nuk është në LDD prej vitit 2010, pas zgjedhjeve të fundit nacionale. Ata 10 tjerët ne nuk e dijmë kush janë pasi as nuk ipet emrat e tyre", thekson njoftimi i LDD-së.
LDD bën të ditur se nga kryesia e degës I Kodra e Trimave nuk është larguar asnjë anëtar dhe ajo udhëhiqet nga Kryetarja Merzyqe Rudari e cila është kandidate në listën e koalicionit AAK-LDD për zgjedhjet lokale.
"Nëse AKR ka mbetur të krenohet me këso lajme të rreme atëherë le ta rrejn vetën", thekson LDD.