18 Janar 2025

LB: Sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës - akt qyqar

Prishtinë, 5 gusht - Lëvizja për Bashkim ka vlerësuar se sulmi i djeshëm me predhë ndaj Kuvendit të Kosovës përbën mënyrën më bizare të përpjekjeve për arritjen e ndonjë qëllimi politik, pavarësisht çfarë është ai dhe nga kush është kryer akti.

Nuk ka dyshim që ky sulm është i lidhur me procesin e rëndë politik nëpër të cilin po kalon Kosova tash e një kohë të gjatë, pra procesin e demarkacionit me Malin e Zi.

Menaxhimi joadekuat i procesit në njërën anë, dhe abuzimi me këtë proces në anën tjetër, kanë sjellë deri te krijimi i një situate në të cilën brutalisht vijnë në shprehje edhe veprime të tilla ekstreme.

Ne, si Lëvizje për Bashkim, jemi të bindur se problemet nuk zgjidhen përmes formave të tilla të presionit si sulmi ndaj Kuvendit të Kosovës por duke i shfrytëzuar mundësitë që ofron ky institucion.

Prandaj, LB e dënon me forcë këtë akt qyqar dhe i bënë thirrje organeve kompetente të ndërmarrin të gjitha masat që autorët të vihen para drejtësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)