20 Janar 2025

LB mbështetë punën e përbashkët të Qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës

Prishtinë, 30 maj - Lëvizja për Bashkim, duke mbështetur punën e përbashkët të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe të Qeverisë së Kosovës për integrimet kombëtare e veçanërisht të ministrive të arsimit të qeverive përkatëse, të cilat janë në prag të nënshkrimit të marrëveshjes  për unifikimin e kurrikulave të sistemit parauniversitar, inkurajon të dy qeveritë që të intensifikojnë punët integruese në mënyrë që shqiptarët si komb të integrohen në strukturat ndërkombëtare. Kjo ka rëndësi të madhe si në aspektin ekonomik, arsimor, kulturor e sportiv.
 
Lëvizja për Bashkim mbetet e përkushtuar në politiken e saj që përmes integrimeve kombëtare të ecim drejt bashkimit kombëtar dhe si komb të integrohemi në strukturat ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)