15 Janar 2025

LB mbështet qëndrimin e Berishës për shtetësinë shqiptare

Prishtinë, 4 dhjetor - Lëvizja për Bashkim (LB) duke e konsideruar njohjen e shtetësisë shqiptare për të gjithë shqiptarët si një të drejtë dhe nevojë të madhe e mbështetë fuqishëm qëndrimin e sotëm të kryeministrit shqiptar Sali Berisha.

Në mbledhjen e 4 dhjetorit të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Kryeministri Berisha kërkoi dorëzimin me përparësi në parlament të ligjit i cili përcakton njohjen pa kushte të shtetësisë shqiptare për çdo shqiptar jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë.

“Konsiderojmë që pas shprehjes së vullnetit politik për të bërë këtë hap, shteti shqiptar duhet të mos mjaftohet me të por të vazhdojë me procedimin sa më të shpejt të projektligjit për shtetësi në parlament. Lëvizja për Bashkim, vazhdimisht është angazhuar që kjo e drejtë të realizohet sa më parë”, thekson kjo Lëvizje politike e përfaqësuar me dy deputetë në Parlamentin e Kosovëës.

LB është angazhuar përmes aksionit politik për pajisjen e qytetarëve të Kosovës me pasaporta nën moton ‘Një komb, një pasaportë’ me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar, qëllimi i të cilit ishte sensibilizimi i shtetit shqiptar për njohjen e të drejtës për nënshtetësi për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)