18 Janar 2025

LB: Kuvendi të mos e ratifikojë Marrëveshjen me Malin e Zi

Prishtinë, 10 gusht - Të enjten deputetët e Kuvendit të Kosovës do të jenë para një sfide e presioni si kurrë ndonjëherë më parë.

Në njërën anë, nëse Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi nuk votohet, deputetët kërcënohen me prishje të raporteve me ndërkombëtarët, me rrezikim të agjendave euro-atlantike e me liberalizim të vizave!

Në anën tjetër, presioni disamujor nga opozita, i përcjellë me demonstrata, me gaz lotsjellës e me akuza për tradhti kombëtare, nëse Marrëveshja votohet!

Lëvizja për Bashkim konsideron se në të dyja rastet, ata që e ushtrojnë këtë presion nuk e kanë prioritet interesin e Kosovës dhe të qytetarëve të saj, por interesat e veta. Në rastin e parë janë në pyetje edhe interesat ndërkombëtare, e në rastin e dytë janë në lojë interesat partiake dhe lufta për pushtet.

Përkundër këtij presioni dhe këtyre interesave, deputetët e Kuvendit të Kosovës, në përputhje me mandatin e tyre, duhet ta kenë parasysh vetëm interesin afatgjatë të Kosovës dhe të qytetarëve të saj.

Lëvizja për Bashkim, duke qenë se e ka përcjellë hap pas hapi këtë proces dhe zhvillimet rreth tij, është e bindur se është në interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj që Marrëveshja për Demarkacion me Malin e Zi të mos ratifikohet dhe çështja të shkojë drejt një arbitrazhi ndërkombëtar.

Prandaj, Lëvizja për Bashkim do të votojë kundër ratifikimit të kësaj Marrëveshjeje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)