LB: Kosova me mure nuk mund të ecë përpara
Prishtinë, 9 dhjetor - Lëvizja për Bashkim vlerëson se muri i filluar rishtazi nga serbët në Urën e lumit Ibër sikur i zgjoi nga gjumi shqiptarët e Kosovës multietnike e më gjerë!
\"Thuajse ky mur në veri të Kosovës dhe muri tjetër në lindje të saj, po aq i fortifikuar, të mos kenë ekzistuar që nga përfundimi i luftës, pra që më 1999 në veri dhe që më 2001 në lindje të Kosovës!\", theksoj LB.
Por, ajo çka është më e keqja sipas LB-së që nga viti 1999 ne jemi sjellë sikur nuk po ndodhë asgjë!
\"Kemi shijuar lirinë në territorin e mbetur dhe i kemi mbyllur sytë para mureve! Ajo çka është edhe më keq, edhe në bisedimet e Vjenës (2005), edhe në bisedimet e Brukselit (2011) as që është përmendur ekzistenca e mureve, por kemi zhvilluar bisedime për diskriminimin pozitiv apo edhe për avancimin e të drejtave të atyre që ndërtonin mure!\"
\"Dhe nga këto bisedime në vend se të shembeshin muret në veri dhe lindje të Kosovës bisedimet prodhuan edhe një mur në Kuvendin e Kosovës! Serbëve, si mjeshtër të mureve, iu dha e drejta e vetos në Kuvendin e Kosovës!\", thekson LB.
Kosova sipas LB-së me të gjitha këto mure nuk mund të ecë përpara! Ajo është e kurthëruar në zgjidhjet që nuk janë zgjidhje!
As Pakoja e Ahtisarit, as Kushtetuta e Kosovës, as diskriminimi pozitive, asociacionet e asteriksat nuk janë zgjidhje, sepse ato nuk e kanë parasysh vullnetin e shumicës shqiptarëve!
\"Kosovës i duhet urgjentisht një zgjidhje, e cila mbështet në vullnetin e shumicës së banorëve të saj. Përndryshe, edhe nëse fizikisht rrëzohet muri në veri të Kosovës, muret që pengojnë ecjen përpara të Kosovës janë më të fuqishme sesa vullneti i saj!\", theksoi në fund LB.