04 Maj 2025

LB-ja e Podujevës prej sot në AAK

Prishtinë, 23 mars - Lëvizja për Bashkim në Podujevë sot ka kaluar në AAK. Në ngjarjen e aderimit të këtij subjekti në Degën e AAK-së në Podujevë, u tha se AAK-ja po shndërrohet në një adresë serioze të organizimit politik në Kosovë, kjo edhe për shkak të një kursi konsistent politik për çështjet me interes qytetar e shtetëror.

Nexhat Lumnica, deri sot asambleist i LB-së, tha se LB kalon në AAK-në e Podujevës, me qëllim të realizimit të aspiratave dhe idealeve që kanë.

Për sa i përket deklarimeve të përfaqësuesve të LB-së në Prishtinë, se kjo parti nuk paska ekzistuar në Podujevë, dhe për hir të informimit të saktë të opinionit publik,  sjellim informatën e mëposhtme:

“Lëvizja për Bashkim në komunën e Podujevës, ka qenë njëri prej subjekteve që ka marrë pjesë në zgjedhjet lokale të vitit 2013. Në raportin e KQZ-së për rezultatin e këtij subjekti politik në zgjedhjet komunale shkruan se kjo part i ka fituar 1.88 % të votave, përkatësisht 682 vota dhe e ka fituar një mandat për Asamblenë Komunale”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)