22 Janar 2025

LB e gatshme për të marrë përgjegjësi

Prishtinë, 14 dhjetor - Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, i ka dhënë mbështetje vendimit të kryetarit të LB-së, për marrjen e përgjegjësive në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Kjo mbështetje i shkon direkt Ministritë të sapozgjedhur të Ministrisë së Diasporës, Valon Murati.

“Lëvizja për Bashkim, që nga themelimi, në vazhdimësi, është munduar të jap kontributin e vet maksimal në funksion të zgjidhjeve më të mira për qytetarët e vendit. Mungesa e mekanizmave ekzekutiv ka bërë që efekti i angazhimit tonë, përkundër përpjekjeve të mëdha, të jetë i kufizuar. Konsiderojmë se mundësia për të udhëhequr me një ministri, siguron një mekanizëm të rëndësishëm për rritjen e efektit të përpjekjeve tona. Prandaj, ne ndjehemi shumë të gatshëm të marrim përgjegjësi në mënyrë që vullnetin tonë për punë ta materializojmë në angazhime të cilat kanë rezultate direkte për qytetarët”, thuhet në një njoftim të kësaj partie.

Lëvizja për Bashkim, në këtë njoftim thotë se këtë pozicion, do ta shfrytëzojnë maksimalisht për t’i shtruar edhe më fuqishëm idetë e tyre për zgjidhjen e çështjeve të ndryshme në interes të vendit dhe të kombit.

“Fuqizimi i lidhjes së mërgatës shqiptare me vendin tonë, kujdesi për pozitën e saj në vendet ku jetojnë si dhe puna në krijimin e hapësirave për potencialin e saj njerëzor, intelektual, kulturor dhe ekonomik për zhvillimin e vendit do të jenë prioritete të angazhimeve tona në këtë fushë. Duke e konsideruar bashkimin kombëtar, në rrethanat aktuale, si një proces, Lëvizja për Bashkim një ndër shtyllat e këtij angazhimi i konsideron integrimet kombëtare. Kështu, LB do ta shfrytëzojë qenien e saj në ekzekutiv në avancimin e procesit të integrimeve kombëtare në të gjitha fushat e jetës ekonomike, arsimore, kulturore, sportive etj”, thuhet në njoftimin e kësaj partie. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)