19 Janar 2025

LB: Akte dhunë kundër Republikës së Kosovës

Prishtinë, 12 mars - Sot, në orët e hershme të mëngjesit, me mjete shpërthyese është sulmuar ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, përkatësisht zyrat e Presidencës!.

 Pas sulmeve mbi veturat e ministrave dhe deputetëve është e padyshimtë se motivet e këtyre sulmeve janë politike dhe se sulmet janë të koordinuara dhe udhëhiqen nga një qendër.

Lëvizja për Bashkim dënon ashpër dhunën dhe terrorin mbi institucionet e Republikës së Kosovës! Dhuna dhe terrori si mjete për realizimin e qëllimeve politike janë të papranueshme.


Lëvizja për Bashkim thërret organet kompetente që të marrin të gjitha masat për zbulimin sa më të shpejtë të aktorëve të këtyre veprave të drejtuara kundër Republikës së Kosovës dhe pavarësisë së saj! Përndryshe, përgjegjësit për ruajtjen e rendit dhe sigurisë së qytetarëve duhet menjëherë të ofrojnë dorëheqje për paaftësi në kryerjen e detyrave të besuara!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)