07 Maj 2025

Laura Kryeziu aderoi në AAK

Prishtinë, 12 maj - Laura Kryeziu, një prej protagonisteve më të shquara të shoqërisë civile në Kosovë, ka aderuar sot në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Kryetari Haradinaj i uroi mirëseardhje znj. Kryeziu, me bindjen se aderimi i saj është potencial shtesë për AAK-në, në punën dhe angazhimin e përpashkët rreth platformës Drejtim i Ri, në të mirë të vendit, proceseve zhvillimore dhe vizionit për t’i dhënë përfaqësim dhe qeverisje sa më të denjë vullnetit dhe votës së qytetarit të Kosovës, pas zgjedhjeve të 8 Qershorit.

Kryetari Haradinaj e ka vlerësuar aderimin e Laura Kryeziut, veçanërisht, si një mundësi dhe potencial me peshë në përfaqësimin e duhur të interesave dhe synimeve të femrës kosovare, qoftë në AAK, qoftë në institucionet e Kosovës, pas fitores së partisë sonë në zgjedhjet e ardhshme nacionale.

Ndërsa, anëtarja më e re e AAK-së, Laura Kryeziu, që njëkohësisht do të jetë e dhe pjesë e listës zgjedhore të Aleancës, ka thënë se me këtë subjekt politik, të udhëhequr nga kryetari Haradinaj, ka qenë gjithmonë e përafërt - me konceptet dhe ideologjitë e saj, hapsirën dhe mundësinë që të punojë edhe brenda politikës për mbrojtjen dhe avancimin interesave të përgjithshme, me theks të veçantë fuqizimin e femrës kosovare.

“Sot femra kosovare nuk është mirëfilltë e përfaqësuar në interesat e saj dhe pothuajse është plotësisht e përjashtuar nga vendimmarrja. Punën dhe përkushtimin tim tash do ta bëjë në strukturën e AAK-së, që ka liderin, konceptin dhe platformën e vërtetë për t’i dhënë Drejtim të Ri Kosovës. Brenda kësaj platëforme politike roli i femrës kosovare do të fuqizohet. Për këtë ju garantoj”, ka thënë znj. Kryeziu.

Laura Kryeziu-Selimi që nga viti 2002 ka punuar për Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (KKSHA), saktësisht ka udhëhequr Programin Hope Felloëship qe është program për fuqizimin e gruas dhe i financuar nga Populli Amerikan përmes Agjencisë se Shteteve te Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)