Latifi rizgjedhet kryetar i AAK-së në Rahovec
Rahovec, 6 qershor - Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Rahovec, mbajti Kuvendin VII Zgjedhor, ku mori pjesë edhe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj.
Kuvendi i degës zgjodhi Këshillin e ri Drejtues të saj, ndërkaq përbërja e këtij forumi, konform statutit, zgjodhi për një mandat tjetër në krye të degës, kryetarin e deritashëm, Smajl Latifin. Duke folur për sfidat që ka kaluar AAK, shpifjet dhe etiketimet e gjithëfarshme, kryetari I AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se tashmë edhe miqtë tanë janë ngopur me këtë degradim.
Kur jam në Rahovec ju ma ktheni shpresën edhe mua. Kosova po vuan nga keqqeverisja, po vuan nga korrupsioni i rëndë, po vuan nga mungesa e zhvilllimit ekonomik, po vuan nga papunësia. Qytetarëve nuk po iu tregohet e vërteta. Prandaj, për fat të mirë në Kosovë ka njerëz që janë e kundërta e kësaj. Ju në Rahovec karakterizoheni nga ndershmëria, që e kultivoni nga tradita juaj, nga vera juaj cilësore, nga kultura e punës dhe nderi. Ju nuk pritni që gjërat tjua sjellin të tjerët, por i krijoni vetë me punë e përkushtim.
Nga kjo kuptojmë më së miri se si ndihmohet vetvetja dhe Kosova. Këto vlera tuajat e rrezikojnë dikë, prandaj fushatat negative për njerëzit e ndershëm e të punës, e fshehin të vërtetën. Gjendja aktuale edhe në komunën tuaj dëshmon, se nuk është njësoj, nga ajo që ka qenë me Smajl Latifin kryetar komune, dhe kjo me të tjerët që nuk bëjnë asgjë për vendin e tyre. Prandaj, të nderuar delegatë, rruga juaj po nis sot dhe ju ftoj që të jeni të mobilizuar, sepse mund të ndodhë që në vjeshtë të kemi përballje zgjedhore, që duhet ti fitojë AAK-ja. Kjo fitore i duhet Kosovës dhe jo vetëm AAK-së. Miqtë tanë janë lodhur me Kosovën, sepse hilet tashmë kanë dalë sheshit. Po punojmë që të sjellim një qeverisje për vendin dhe që jua kthen shpresën qytetarëve, ka thënë para delegatëve të Kuvendit Zgjedhor në Rahovec, kryetari Haradinaj.
Smajl Latifi, kryetar i Degës së AAK-së në Rahovec, foli për gjendjen e rëndë ekonomike e sociale në këtë komunë dhe potencoi faktin se keqqeverisja po ia zë frymën ekonomisë së dobët vendore, ndërsa mungesa e planeve e projekteve konkrete bën që qytetarët të mos shohin perspektivë në këtë komunë. Nisur nga kjo gjendje, nga ne kërkohet që të jemi më të mobilizuar dhe më të organizuar se asnjëherë më parë. Nga ne kërkohet që të ndërpresim këtë ecuri negative dhe degradim të jetës që qytetarëve, ne duhet tjua kthejmë shpresën njerëzve të vyeshëm të Rahovecit, shtoi ndër të tjera Latifi.
Në emër të kryesisë së degës ka folur Fatmir Iska, shef i grupit të këshilltarëve të AAK-së në Kuvendin e Komunës, i cili potencoi faktin se AAK po përpiqet të jetë opozitë konstruktive dhe aktive. Janë shumë çështje e shqetësime që ngriten në Kuvend, ndonëse në shumë raste jemi të mbivotuar.
Megjithatë vazhdojmë të qëndrojmë pranë qytetarëve dhe të bashkëjetojmë me shqetësimet, brengat dhe kërkesat e tyre, tha ndër të tjera Iska. Më pas Kuvendi zgjodhi me vota të fshehta Këshillin Drejtues, i cili e rizgjodhi në krye të degës së AAK-së në Rahovec, Smajl latifin. Me këtë rast Latifi falënderoi delegatët dhe strukturat drejtuese të degës së AAK-së për besimin dhe u zotua se puna në konsolidimin e radhëve të AAK-së do të vazhdojë më me ngulm. Ai kërkoi angazhim e përkushtim maksimal për të ndalur shkatërrimin dhe degradimin e komunës së Rahovecit nga koalicioni i papërgjegjshëm PDK-LDK. Sot mbahen kuvendet zgjedhore në dy degë të tjera të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në Pejë dhe në Istog.