20 Janar 2025

Largohen nga pjesëmarrja në seancën e sotme edhe 9 deputetë

Prishtinë, 19 shkurt - Pas përsëritjes së veprimeve të njëjta në vazhdimin e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, Kryetari i Kuvendit, në mbështetje të nenit 67.7 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 41, paragrafi 3, pika c. të Rregullores së Kuvendit, lidhur me sjelljen dhe veprimet e disa deputetëve të opozitës në seancën plenare më 19 shkurt 2016, të cilët penguan zhvillimin e punimeve të seancës plenare, ka marrë vendim që të largoj nga pjesëmarrja në seancën e sotme edhe nëntë deputetë të tjerë.

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës të përjashtuar janë: Rexhep Selimi, Ismajl Kurteshi, Teuta Haxhiu, Daut Haradinaj, Besnik Bislimi, Albulena Haxhiu, Zafir Berisha, Pal Lekaj dhe Shukrije Bytyqi, të largohen nga pjesëmarrja në seancën plenare më 19 shkurt 2016, për shkak se me sjelljet dhe veprimet e tyre e pamundësuan zhvillimin e punimeve të seancës plenare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)