Largimi i ministrit Jabllanoviq do të ndodhë shumë shpejt
Prishtinë, 3 shkurt - Një ditë para protestës së radhës, kryeministri Isa Mustafa ka dhënë shenja reflektimi. Ai tashmë ka dërguar sinjale se do të shkarkojë ministrin serb, Aleksandër Jabllanoviq.
Mustafa ka thënë për media se priten ndryshime në Qeveri, pasi që, siç ka deklaruar ai, ministri serb me deklarimin e tij ka fyer nënat gjakovare, por edhe gjithë qytetarët e shtetit, shkruan Zëri.
Sipas tij, largimi i ministrit serb do të ndodhë shumë shpejt, por që nuk ka dashur të flasë se kur pritet të merret vendimi.
Megjithatë ai ka thënë se qëndrimi i mëtutjeshëm i Jabllanoviqit si anëtar i kabinetit qeveritar nuk i bën mirë as vetë atij.
/Zëri/