Larg qeverisë gjithëpërfshirëse
Prishtinë, 9 nëntor - Bllokut LDK, AAK, Nisma e përkrahur nga Lëvizja Vetëvendosje, me asnjë çmim nuk e dëshirojnë Hashim Thaçin dhe PDK-në, pjesë e një qeverie gjithëpërfshirëse.
Koalicioni i themeluar pas zgjedhjeve VLAN insiston se e ka shumicën për krijimin e një qeverie të qëndrueshme. Por në partinë e Hashim Thaçit vazhdojnë të zotohen se nuk do të këtë krijim të institucioneve të reja pa një marrëveshje me PDK-në si parti fituese e zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit.
Kësisoj partitë politike në vend po ecin drejt shterjes së opsioneve dhe mundësive për tejkalimin e krizës politike në vend. Mungesa e një konsensusi politik për të kaluar shpejt procesin e ndërtimit të institucioneve, po e çon vendin nga opsionet rezervë apo edhe zgjedhjet. Duke i pasur parasysh këto pozicione, presidentja Atifete Jahjaga mbase mund t\'i pyesë partitë politike nëse janë të gatshme që të shkojnë të paktën tash për tash me një qeveri kalimtare, qoftë gjithëpërfshirëse apo teknike.
Por një ide e tillë është hedhur poshtë nga partitë e Bllokut. VLAN beson se do të arrijnë krijimin e qeverisë së re pa PDK-në.
Anëtari i kryesisë së LDK-së, Arben Gashi, nuk ka dashur të komentojë shumë mundësinë e krijimit të një qeverie gjithëpërfshirëse.
Sipas tij, ajo çfarë është duke menduar LDK-ja, është jetësimi i marrëveshjes së arritur mes partive të Bllokut.
/Tribuna/