Laramanët po u kthehen rrënjëve të vjetra katolike
Prishtinë, 7 maj - Ky reportazh i The Washington Post është shkruar për disa shqiptarë të Kosovës që po konvertohen nga myslimanizmi në katolizicëm. Krerët e krishterë të Kosovës kanë thënë se feja shqiptare nuk është diçka që shqiptarët e kanë dashur, pasi ajo u është imponuar atyre. Asnjë zyrtar i Bashkësisë Islame nuk është cituar në këtë rrëfim interesant për laramanët.
Prifti katolik i ndjek pas më të vjetrit e fshatit, në një rruge të dredhur, që shtrihet mes kodrave të gjelbërta të fshatit të vogël Gjonaj, në jug të Kosovës.
Kur prifti, Don Albert Jakaj, 36 vjeçar, doli nga udha malore, ai pa një gur ngjyrë hiri të kishës, e cila ndodhet mes drunjve të gjatë, e për të cilin banorët vendas besojnë se është e vjetër me qindra vjet.
Jakaj ka udhëtuar për në Gjonaj me kërkesë të Avni Ademit, 35 vjeçarit vendas, i cili e kishte kontaktuar priftin për ti kërkuar mendim rreth origjinës së kishës dhe ta miratonte dyshimin e tyre se kisha u takon paraardhësve të besimit katolik, para se banorët e fshatit të konvertoheshin në fenë islame.
Kisha Ortodokse Serbe, ka marrë nën pronësi vendin ku ndodhet kjo kishë antike, dhe mban qelësat e saj dhe e ka renovuar atë më 1993. Por banorët vendas, besojnë se kjo është një kishë antike shqiptare, dhe duan që tu kthehet.
Kishat e vjetra katolike në Kosovë, sikur kjo në Gjonaj, thuhet se janë dëshmi për rrënjët e thella dhe historike të katolicizmit në këtë zonë të Evropës. Banorët duan që ta bëjnë të ditur një fakt të tillë.
Të gjithë ballkanasit ishin të krishterë, thotë Jakaj, duke iu referuar trashëgimisë së Perandorisë Romake, rreth 2 mijë vjet më parë.
Nën sundmin osman, që kishte depërtuar këndejpari në pjesën e parë të shekullit 15-të, e deri në vitin 1912, shumica e shqiptarëve të Kosovës janë konvertuar në islam.
Por sot, Jakaj dhe të tjerët, kanë një mision për të cilin ata thonë se pasqyron një rilindje të katolicizmit në vend. Myslimanë të Kosovës po e përkrahin këtë ide, edhe pse shumica e banorëve të Brodit janë të fesë islame.
Kjo është historia e kombit tonë, thotë Ademi, të parët e të cilit ishin katolikë. Këta janë hapat e parë të rikthimit të trashëgimisë tonë kulturore.
Zyrtarisht, 90 për qind e popullatës shqiptare në Kosovë janë myslimanë, vetëm 3 për qind janë katolikë.
KrishterimiNderShqiptare
Por, Don Lush Gjergji mendon se këto shifra statistikore i fshehin afinitetet e vërteta shpirtërore të kosovarëve. Ai thotë se 10 për qind e kosovarëve e praktikojnë fenë myslimane, pjesa tjetër është popullatë sekulare.
Feja islame nuk është diçka që shqiptarët e kanë dashur, iu është imponuar, thotë Gjergji. Historia kristiane është më e fortë se ajo otomane.
Mirëpo, përkundër konstatimit të Gjergjit, kisha katolike në Kosovë nuk ka rezultuar me rritje të anëtarësisë. Zyrtarët e Dioqezës Katolike në Kosovë, kanë vërejtur një rritje modeste gjatë viteve të fundit. Në vitin 2014, dioqeza kishtare ka regjistruar 30 pagëzime.
Të garosh me sekularizmin është e vështirë, por Gjergji i përshëndet ata që e kanë përqafuar fenë.
Jemi shumë të kënaqur, sepse në këtë kohë me telashe dhe pasiguri, kërkon shumë kurajë për dikë që të deklarohet se dëshiron tu kthehet rrënjëve, thotë ai.
Popullata e vogël katolike e Kosovës, por mjaft dinamike, nuk përfshinë laramanët, që konsiderohen si shqiptarët katolikë të konvertuar në islam, për tiu shmangur pagimit të taksave në perandornië otomane.
Agron Bytyçi, një ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili tani është piktor dhe profesor në Universitetin e Prishtinës, tregon se është djali i një babai katolik dhe një nëne myslimane.
Si fëmijë nuk e dija se cila ishte feja ime, por kur u rrita e pata të drejtën që të vendos se cili do të ishte besimi im, thotë ai.
Bytyçi u pagëzua në vitin 1995.
Epiqendra e laramanëve apo kripto-katolikëve, të cilët ishin të krishterë të konvertuar në myslimanë, por që fenë e tyre të vërtetë e praktkonin fshehurazi, është në lindje të Kosovës. Rreth gjysma banorëve të fshatit Zhegër janë laramanë. Nuk ka kishë në fshat, por dihet se laramanët e fshatit, ndezin qirinjë dhe luten brenda shtëpive të tyre, krejt sipas traditave të fesë katolike.
Rexhep Sejdiu, një laraman, ka jetuar në Zhegër 38 vjet, dhe tash drejton një pompë benzine.
Ndihem si katolik, thotë ai, duke shtuar se ai rrallëherë e diskuton besimin e tij fetar jashtë familjes. Natën viziton kishën, e ditën njihet si mysliman.
Kisha Katolike në Kosovë, dhe prifti Jakaj posaqërisht, nuk i kanë ndalur përpjekjet për të sjellë komunitetin laraman nën dioqezën e kishës, por pa dobi.
Laramanët frikësohen që të deklarohen se janë katolikë, thotë ai.
Kjo për shkak se të deklarosh besimin katolik mund të jetë një veprim që sjell probleme. Në radhë të parë do tu vështirësohet martesa pasardhësve. Martesat ndëfetare në Kosovë ende janë tabu.
Laramanët enden rrugëve të Zhegrës, duke mos pranuar të identifikohen si katolikë. Ata shpjegojnë se nuk mund të flasin publikisht rreth stilit të jetës së tyre.
Jeton Thaçi, i cili parapëregatit individët për fenë katolike, para pagëzimit zyrtar, thotë se presionet sociale janë shumë të ashpëra.
Një arsye pse laramanët nuk deklarohen, është për shkak të mentaliteti kosovar, që nuk e pranon lehtë konvertimin në një fe tjetër, thotë ai. Jo të gjithë janë guximtarë që të përballen me realitetin.
The Washington Post.
Përkthyer nga Klan Kosova