18 Janar 2025

Lansohet udhëzuesi për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuar në zgjedhje

Prishtinë, 22 korrik - Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES) organizon lansimin e Udhëzuesit për Përfshirjen e Personave me Aftësi të Kufizuar në Proceset Zgjedhore dhe Politike.

Lansimi i Udhëzuesit do të përcillet me një tryezë të rrumbullakët në të cilën përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe subjekteve politike do të diskutojnë në lidhje me problemet më të zakonshme në përfshirjen e personave me aftësi të kufizuar në proceset zgjedhore dhe politike në Kosovë.

 Ky Udhëzues është përgatitur dhe është duke u publikuar nga Grupi për Qasje në Zgjedhje (GQZ), i përbërë nga përfaqësues të Kuvendit, KQZ-së, Shoqatave të Personave me Aftësi të Kufizuar, Qeverisë dhe PZAP-së. Grupi përkrahet nga USAID, përmes IFESit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)