Lansohet raporti Indikatorët e Medias
Prishtinë, 3 maj - Kosovo 2.0, Çohu dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, organizojnë konferencën me rastin e lansimit të raportit Indikatorët e Medias e cila do të mbahet sot në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit në sallën e konferencave në Orion, Prishtinë, duke filluar nga ora 14:00.
Qëllimi kryesor i këtij studimi është të pasqyrohet gjendja e medias në Kosovë bazuar në 27 tregues të Këshillit të Europës, Indikatorët për media në demokraci.
Analiza u kategorizua në tri sektorë, të cilët mbulojnë të gjitha fushat e studimit për të mbledhur informata të rëndësishme mbi perceptimin e gazetarëve dhe lirisë së mediave:
· Liria e shprehjes dhe informacionit
· Korniza legjislative dhe rregullative
· Pavarësia, siguria dhe transparenca.