20 Janar 2025

Lansohet projekti për luftën kundër homofobisë dhe transfobisë

Prishtinë, 15 maj - Projekti i binjakëzimit, i financuar nga Bashkimi Evropian, “Lufta kundër Homofobisë dhe Transfobisë” u lansua zyrtarisht sot, në një konferencë të organizuar nën patronatin e Zyrës së Kosovës për Qeverisje të Mirë dhe në bashkëpunim me Institutin austriak “Ludwig Boltzmann” për të Drejtat e Njeriut dhe me Institutin Kombëtar Finlandez për Shëndetësi dhe Mirëqenie.

Kjo konferencë mblodhi akterët nga Qeveria e Kosovës, Bashkimi Evropian, institucionet e shoqërisë civile, organizatat ndërkombëtare dhe ambasadat e shteteve anëtare të BE-së, të cilat janë të paraqitura me një përmbledhje të këtij projekti dy vjeçar.

Projekti trajton homofobinë si një mënyrë e diskriminimit, që buron nga qëndrimet e njëanshme në shoqëri, dhe të cilat çojnë në përjashtim dhe armiqësi dhe të cilat krijojnë pengesë të madhe që njerëzit të gëzojnë plotësisht të drejtat e tyre njerëzore.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, tha: “Kjo çështje nuk ka të bëjë me individin, me një grup të caktuar apo vetëm me institucione. Mbrojtja e të drejtave të njeriut, respektimi i ligjit, shprehjet jo diskriminuese janë parime të shoqërisë që së bashku duke i respektuar do të na garantonin një jetë të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.”

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi tha: Republika e Kosovës ka në thelbin e vet Kushtetutën e cila është garantues i të drejtave individuale, dhe orientimi seksual është një prej kategorive të identitetit kushtetuese.

Komuniteti LGBT ka qenë i margjinalizuar dhe i diskriminuar, por në vitet e fundit qeveria ka arritur progres në ngritjen e vetëdijesimit për nevojën e mbrojtjes së të drejtave të LGBT.

Christof Stock, Shefi për Bashkëpunim, Zyra e BE-së në Kosovë, tha: \"Toleranca, mirëkuptimi dhe diversiteti janë vlerat thelbësore evropiane dhe ato e bëjnë BE-në atë që është. Qytetarët e Kosovës duhet t’i përqafojnë këto vlera nëse dëshirojnë të përparojë në integrimet e BE-së. Ne përgëzojmë Qeverinë e Kosovës për iniciativat në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të LGBT. \"

Fiona Steinert, Udhëheqëse e projektit nga Instituti për të Drejtat e Njeriut “Ludvig Bolltcman”, tha: \"Në qoftë se një shoqëri gjithëpërfshirëse e bazuar në të drejtat e barabarta, do të bëhet realitet, shoqëria nuk mund të lejojë që ndonjë pjesë e anëtarëve të saj të poshtërohen, përjashtohen, lëndohen fizikisht ose detyrohen në vetëmohim.

Trajtimi i barabartë si një qëndrim profesional mund të arrihet vetëm nëse ne pranojmë se njerëzit janë normalisht të ndryshëm. \"

Habit Hajredini, drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, tha: \"Ky projekt i binjakëzimit po ofron ngritjen e kapaciteteve për autoritetet e Kosovës, sidomos në polici, gjyqësi, edukatorë dhe media.

Bashkëpunimi i ngushtë i të gjitha palëve përkatëse të interest dhe mbështetja e Grupit Këshillues dhe Koordinues kombëtar, të sapokrijuar, për të drejtat e komunitetit LGBT (homoseksualë, biseksualë dhe personat transgjinor) do të nevojitet gjatë gjithë periudhës së zbatimit të tij dhe më tutje, në mënyrë që ta bëjë këtë projekt një sukses. Kjo pjesëmarrja e lartë në këtë konferencë është një sinjal shumë inkurajues.
\"
Takimit i parapriu shënimi i Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Transfobisë këtë vit më 17 maj 2014. Me këtë rast, Qeveria e Kosovës, organizatat e shoqërisë civile, ambasadat dhe organizatat ndërkombëtare do të ngrenë flamurin ylber si një simbol të tolerancës, diversitetit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë shënohet prej vitit 2004 për të tërhequr vëmendjen e politikëbërësve, drejtuesve të opinionit, lëvizjeve sociale, publikut dhe mediave për dhunën dhe diskriminimin që e përjetojnë pjesëtarët LGBT në botë. Që atëherë kjo ditë është zgjeruar si në fushëveprimin ashtu edhe në thellësi.

Në vitin 2009, Transfobia iu shtua emrit të fushatës dhe aktiviteteve që atë vit u përqendruan kryesisht në transfobi (dhunë dhe diskriminim kundër transeksualëve). Në vitin 2013, aktivitete rreth Ditës së Ndërkombëtare kundër Homofobisë & Transfobisë zunë vend në pothuajse 120 vende.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)