Lansohet programi i ri dhe Çmimi për Demokraci
Prishtinë, 5 mars - Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) po fillon me zbatimin e një programi të ri për mbështetje të shoqërisë civile në Kosovë.
Me këtë rast sot mbahet ceremonia e lansimit të programit EJA Kosovë që do të mbahet në hapësirat e Termokiss.
KCSF do te prezanton qasjen e programit të ri dhe format kryesore të përkrahjes për qytetarët aktiv, grupet joformale e nismat e paregjistruara dhe organizatat jo-qeveritare.
Në këtë ngjarje do të bëhet edhe ndarja e Çmimit për demokraci për vitin 2019.