18 Janar 2025

Lansohet portali për Diplomaci "Digital Kosovo"

Prishtinë, 2 shtator - Lansimi i sotëm i portalit të internetit Digital Kosovo është një hap i rëndësishëm drejt adresimit të disa prej sfidave me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës në qasjen e tyre ndaj përfitimeve të plota të internetit.

Duke qenë se Republika e Kosovës vazhdon punën e saj në njohjet politike, kjo nismë e re e Fondacionit IPKO e lansuar sot në “Hotel Sirius” është pjesë e një përpjekje të vazhdueshme për të siguruar njohje më të mëdha nga infrastruktura globale e internetit.

Faqja e re e internetit www.digitalkosovo.org është projektuar dhe zhvilluar nga Fondacioni IPKO, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Këshillit Britanik dhe ambasadës norvegjeze, në kuadër të Strategjisë së Diplomacisë Digjitale të Kosovës. Ky projekt i ri i mundëson qytetarëve të Kosovës që të veprojnë si diplomatë digjital dhe të marrin pjesë në avokim online.

Faqja e internetit Digital Kosova është lansuar zyrtarisht në një konferencë për medie në “Hotel Sirius” në Prishtinë, ku në mesin e të pranishmëve ishin edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, anëtari i Fondacionit IPKO, Kushtrim Xhakli, ambasadori norvegjez Jan Braathu, dhe Myrna Macgregor nga ambasada britanike.

Mbi 70% e popullsisë së Kosovës është nën moshën 30-vjeçare, si rrjedhojë, Kosova është një shtet shumë aktiv në aspektin dixhital, me shkallë të depërtimit dhe shfrytëzimit të internetit të ngjashme me tërë Evropën dhe botën. Shkalla e depërtimit në internet në kuptim të numrit të përdoruesve është 76.6%.

Facebook ësht ë rrjeti më popullor social në Kosovë – i përdorur nga afërsisht tre të katërtat e shfrytëzuesve të internetit në Kosovë. Përderisa përdoruesit aty mund të zgjedhin Kosovën si një lokacion, Facebook nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur.

Një numër i faqeve me të njohura të internetit të tilla si TripAdvisor dhe LinkedId e njohin Kosovën, megjithatë faqet tjera të rëndësishme ende nuk e kanë njohur Kosovën si një entitet të pavarur, duke përfshirë Amazon, eBay, Yahoo dhe Skype. Këto faqe të internetit, së bashku me mijëra faqe tjera locale dhe rajonale, por edhe portale dhe mjete të medieve sociale, ende nuk e kanë përfshirë Kosovën si një shtet në menynë e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)