Lansohet plani strategjik i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa
Prishtinë, 8 qershor - Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES) dhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) sot bëjnë lansimin e Planit Strategjik të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe në diskutimin në lidhje me ketë strategji.
Kjo strategji përmban orientimin strategjik të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të Republikës së Kosovës për periudhën 2016-2019.
PZAP synon rritjen e kualitetit në trajtimin e rasteve, vetëdijesimin e aktërëve për punën e PZAP-it, fuqizimin institucional, inovacionin dhe përdorimin e teknologjisë, rritjen e bashkëpunimit me akter të jashtëm si dhe plotësimin e kornizës ligjore brenda kompetencave të PZAP-it.
Prezantimi në vija të trasha i strategjisë do të pasohet me diskutim. Të ftuar janë personalitete të respektuara nga PZAP-i, institucione partnere të PZAP-it, përfaqësues nga KQZ-ja, përfaqësitë diplomatike të akredituara në Kosovë, subjekte politike, media dhe organizata e shoqërisë civile.